Duke filluar nga sot, të gjithë udhëtarët që planifikojnë të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar mund të aplikojnë për Autorizimin Elektronik të Udhëtimit (ETA), një masë e re sigurie që do të bëhet e detyrueshme nga data 2 prill 2025. Pas kësaj date, pasaporta nuk do të mjaftojë më për të hyrë në Britani, pasi ETA do të shërbejë si një kontroll digjital paraprak për udhëtarët që nuk kanë nevojë për vizë.
Aplikimi për ETA kushton fillimisht 10 paund, por autoritetet britanike kanë paralajmëruar se kjo tarifë do të rritet në 16 paund në muajt e ardhshëm. Procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe mund të kryhet përmes një aplikacioni celular të dedikuar ose në faqen zyrtare të qeverisë britanike. Udhëtarët do të duhet të plotësojnë një seri pyetjesh sigurie, të japin të dhëna personale mbi adresën dhe vendin e punës, si dhe të ngarkojnë një foto të pasaportës së tyre. Për ata mbi nëntë vjeç, kërkohet gjithashtu edhe një foto e fytyrës. Ata që nuk disponojnë një smartphone mund të aplikojnë edhe nga kompjuteri përmes portalit online.
ETA nuk është një vizë dhe nuk garanton automatikisht hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar, por është një filtër paraprak sigurie që do të mundësojë qasje më të lehtë për ata që plotësojnë kriteret. Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, ky sistem është në përputhje me masat e sigurisë kufitare të vendeve si Shtetet e Bashkuara dhe Australia dhe ka për qëllim parandalimin e hyrjes së individëve që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e vendit, si dhe të ndihmojë në mbrojtjen nga abuzimet me sistemin e imigracionit. Në këtë kuadër, aplikimi për ETA përfshin edhe kontrolle mbi dosjet kriminale të aplikantëve, duke shtuar një nivel më të lartë verifikimi përpara hyrjes në territorin britanik.
Një ETA e miratuar do të lejojë hyrje dhe qëndrime të shumta deri në gjashtë muaj brenda një periudhe dyvjeçare, me kusht që pasaporta e udhëtarit të mbetet e vlefshme gjatë gjithë kësaj kohe. Me afrimin e datës së zbatimit, autoritetet britanike u bëjnë thirrje të gjithë udhëtarëve që planifikojnë të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar të aplikojnë në kohë për të shmangur vonesat apo problemet e mundshme në kufi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.