Aktori shqiptar Dritan Kastrati do të jetë ketë herë pjesë e serialit MobLand, nga Paramount+, premiera e të cilit do të jetë më 30 mars.
Ai luan pranë aktorëve të njohur si Helen Mirren, Tom Hardy, Pierce Brosnan etj.
Karriera e Dritanit filloi në një moshë shumë të re në një shkollë në juglindje të Anglisë, në Kent. Ai u diplomua në Angli në vitin 2009 dhe u nderua me një Bursë të Fondit të Arteve Performuese të BBC-së. Gjithashtu, Dritani është trajnuar si aktor në disa shkolla private të aktrimit në Britaninë e Madhe!
Dritani ka performuar në shumë filma e me shumë aktor të njohur!!! Ai interpretoi si Montano në shfaqjen hit të Frantic Othello. Ai ka luajtur rolin kryesor në filmin artistik Pit Stop Mafia, me regji të Fatmir Koçit etj.
MobLand është një serial televiziv dramatik kriminal amerikane e krijuar nga Ronan Bennett. Seriali filloi si The Donovans, një histori origjinale e tij, duke ndjekur familjen Donovan, por ndërsa u zhvillua më tej, u ripërpunua në historinë e vet të pavarur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.