Lezha përkujton 581-vjetorin e Besëlidhjes, përurohet shtatorja e Skënderbeut

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Lezha kremtoi sot një prej ngjarjeve më të rëndësishme historike të kombit, përkujtimin e 581-vjetorit të Besëlidhjes së Princave Shqiptarë. Ky moment bashkimi në vitin 1444, kur princërit shqiptarë u lidhën për t’u përballur me Perandorinë Osmane, u rikthye në vëmendje me një sërë aktivitetesh përkujtimore në qytetin e Lezhës.

Në ceremoni morën pjesë personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, si dhe një delegacion arbëresh nga Italia. Mes tyre ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes shqiptarëve në rajon dhe më gjerë.

Veprimtaritë nisën me homazhe dhe vendosjen e kurorave me lule pranë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit, ndërsa kulmi i kremtimeve ishte përurimi i shtatores e re e Skënderbeut në qendër të qytetit. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, vuri në dukje se Besëlidhja e vitit 1444 mbetet një model frymëzimi për unitetin kombëtar.

Në sheshin “Gjergj Kastrioti”, të pranishmit patën mundësinë të vizitojnë një panair artizanati, ndërsa aktivitetet u mbyllën me një koncert artistik kushtuar figurës së heroit kombëtar. Përkujtimi i kësaj date simbolike vjen si një mesazh i qartë për rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe historisë së përbashkët shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.