Panairi i Punës në Athinë, Gonxhja: Mundësi për punësim dhe karrierë në Shqipëri

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndodhet në Athinë, ku po zhvillohet Panairi i Parë i Punës me moton “Puno & Jeto aty ku ke zemrën”.

Ministri i MEKI-t ka ndarë disa pamje nga ky aktivitet që po zhvillohet në Athinë, duke u shprehur se “Panairi Shqiptar i Punës “Puno & Jeto aty ku ke zemrën” sjell mundësi konkrete për punësim dhe karrierë, në Shqipëri”.

“Një hapësirë ku talenti takohet me mundësitë dhe ku shqiptarët bashkohen për të ndërtuar të ardhmen e tyre, aty ku zemra rreh më fort”, thotë Gonxhja në postimin në rrjetet sociale, ndërsa u ka bërë sërish ftesë bashkëatdhetarëve shqiptarë në Greqi që t’i bashkohen këtij aktiviteti në Technopolis City (Gazi), pranë stacionit të metrosë Keramikos.

Gjatë panairit do të organizohen takime me sipërmarrje dhe agjenci shqiptare, panele diskutimi, networking dhe informacion nga tregu shqiptar i punës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.