Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Greqi, pas vizitës në Panairin e Punës në Athinë, ku morën pjesë 120 kompani shqiptare. Rama theksoi se ky panair është një mundësi për shqiptarët e Greqisë që të njihen nga afër me ofertat e punës në Shqipëri.
“Më vjen shumë mirë që kjo eksperiencë e parë tregoi interesin e lartë të kompanive shqiptare për të hapur dyert për shqiptarët në Greqi. Në këto pak orë të paradites janë lidhur disa kontrata drejtpërdrejt në stendën e panairit,” u shpreh ai.
Rama kritikoi edhe “dezinformimin mediatik”, duke theksuar se Shqipëria po zhvillohet dhe po bëhet më konkurruese. Ai solli në vëmendje rritjen e numrit të bizneseve në vend, nga 117 mijë një dekadë më parë në 250 mijë sot, si një tregues i zhvillimit ekonomik.
Kryeministri i ftoi shqiptarët e Greqisë të shqyrtojnë mundësitë e punësimit në vendlindje, duke theksuar se Shqipëria ofron mundësi të mira për ata që duan të ndërtojnë një të ardhme në atdhe.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.