Ambasada shqiptare në Athinë dhe “LiterArt” organizojn më 6 mars në Athinë një mbrëmje letrare mbi librin “Këtu është parajsa”, i autores Christina Frageskaki dhe përkthim të Eleana Zhakos.
Romani në fjalë sjell një histori tragjike të një familjeje shqiptare në kohën kur vendos të emigrojë drejt Greqisë, histori e ngjashme me kaq e kaq të tjera që secili nga ne kemi jetuar a dëgjuar.
E parë dhe e sjellë në këndvështrimin e autores Frageskaki, kjo histori merr një tjetër peshë, një tjetër vlerë e simbolikë.
I ardhur në shqip, ky roman bëhet pjesë e historisë së pothuajse tre dekadave bashkëjetese e bashkëvuajtejesh midis emigrantëve shqiptarë e shoqërisë vendase.
Në të përcillen sprova, mesazhe e ndjesi të forta emocionale, ashtu si në realitet janë marrëdhëniet njerëzore, të ndjeshme, të forta , të bukura, aq sa janë delikate, të dhimbshme e të lëkundshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.