Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh në Itali, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëvet, Rosario Peta, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.
Spiropali theksoi se, pas vizitës së saj në Horën e Arbëreshëvet në gusht të vitit të kaluar, bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre arbëreshe është intensifikuar. Ajo kujtoi pjesëmarrjen e saj në festimet e themelimit të Horës dhe vendosjen e bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si një moment domethënës për forcimin e lidhjeve historike dhe kulturore.
Në takim, kryetarja e Kuvendit i shprehu Rosario Petës angazhimin e institucioneve shqiptare për të bashkëpunuar me parlamentin, qeverinë dhe institucionet italiane për adresimin e disa prej çështjeve kryesore që prekin komunitetin arbëresh. Ndër prioritetet e diskutuara u theksua mbështetja për mësimin e gjuhës shqipe dhe arbëreshe, rritja e pranisë mediatike të komunitetit arbëresh në televizionet italiane, si dhe vendosja e një linje direkte ajrore mes Tiranës dhe Palermos.
Ky bashkëpunim synon të ruajë dhe forcojë identitetin e komunitetit arbëresh, duke e mbajtur të gjallë trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të këtij komuniteti me rrënjë të thella shqiptare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.