Në një ceremoni të veçantë në Parliament Hill, në Ottawa, Faton Bislimi është dekoruar me “Medaljen e Mbretit”, një vlerësim prestigjioz që u akordohet individëve dhe organizatave për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe prosperitetin e shoqërisë.
Ky çmim dëshmon përkushtimin e Bislimit për më shumë se dy dekada, veçanërisht përmes Ligës Shqiptaro-Amerikane, në sensibilizimin e kongresmenëve, senatorëve dhe institucioneve amerikane për të mbështetur çështjen shqiptare në përputhje me vullnetin e shqiptarëve.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka luajtur një rol kyç në lidhjen mes Prishtinës, Ottawës dhe Washington D.C., duke siguruar që çështja e Kosovës të mbetet në axhendën e vendimmarrësve amerikanë dhe kanadezë. Me një formim akademik nga universitetet më prestigjioze amerikane dhe përvojë të pasur diplomatike, ai konsiderohet një aset i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Amerikën e Veriut dhe për institucionet e Kosovës.
Komuniteti shqiptar në Kanada e vlerëson këtë nderim, duke shprehur mirënjohje edhe për deputetin kanadez Kyle Seeback, i cili ka qenë një mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare në Parlamentin kanadez.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.