Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ankara, me ftesë të homologut të tij turk, Hakan Fidan. Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
Në fokus të bisedimeve ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investimeve turke në Shqipëri, me synimin për të avancuar shkëmbimet tregtare drejt objektivit prej 2 miliardë euro. Gjithashtu, u diskutuan dinamika të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe forcimi i bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare.
Ministri Hasani nënvizoi rëndësinë e këtij takimi, duke theksuar edhe përgatitjet për Samitin e VI-të të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në maj 2025 në Tiranë.
Vizita e Ministrit Hasani në Ankara shënon takimin e tretë të Grupit për Dialog Politik në nivel ministror, në kuadër të Deklaratës së Partneritetit Strategjik të nënshkruar më 6 janar 2021. Ky proces synon përgatitjen e takimit të radhës të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, i cili do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Ministri Hasani vizitoi edhe Mauzoleun e Ataturkut, ku vendosi një kurorë me lule në nderim të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.