Nga 1 marsi patentat e Kosovës do të njihen në Austri

E diel, 6 Korrik, 2025

Ambasada Austriake në Kosovë ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 marsi 2025, patentat  e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë plotësisht të barabartë me patentat austriake, duke eliminuar nevojën për provim praktik gjatë konvertimit të dokumentit.

Sipas njoftimit të ambasadës, Kosova dhe Austria kanë arritur këtë marrëveshje në kuadër të bashkëpunimit për transportin, duke e vendosur patentën kosovare në të njëjtin nivel me atë austriake.

Historiku i procesit
Që nga 1 shtatori 2023, Austria kishte njohur patentat e Kosovës bazuar në nenin 23 të Ligjit për Patentë-Shoferët (FSG), duke u dhënë të drejtën e vozitjes përkohësisht. Megjithatë, për ata që qëndronin mbi 6 muaj në Austri apo vendosnin rezidencën atje, konvertimi i patentës kërkonte një provim praktik të vozitjes.

Çfarë ndryshon nga 1 marsi 2025?
Me ndryshimin e rregullores përkatëse, që hyn në fuqi më 1 mars 2025, mbajtësit e një patente kosovare do të mund ta konvertojnë atë në patentë-shofer austriake pa pasur nevojë për provim praktik.

Ambasada Austriake thekson se ky ndryshim përmbush një kërkesë të rëndësishme të ekonomisë dhe komunitetit kosovar në Austri, duke lehtësuar ndjeshëm procesin për mijëra vozitës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.