Zvicër/ Lamtumirë Profesor Astrit Leka, një shekull në shërbim të kombit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Gjenevë, në moshën 100-vjeçare, u nda nga jeta një prej figurave më të spikatura të komunitetit shqiptar në Zvicër, profesor Astrit Leka. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e konfirmoi e bija, Brikena Leka.

Një intelektual me kontribute të jashtëzakonshme në arsim, histori dhe çështjen kombëtare, profesor Leka ishte një simbol i përkushtimit dhe vizionit atdhetar. I lindur më 20 dhjetor 1924 në Borsh, ai u dallua si një personalitet poliedrik, duke kryer studime të thelluara në gjuhë-letërsi, histori-gjeografi dhe ekonomi. Përveç pasionit për dije, zotëronte disa gjuhë të huaja dhe ka dhënë kontribut të çmuar në studime shkencore e kulturore.

Që nga rinia e hershme, profesor Astrit Leka u angazhua për çështjen kombëtare, duke lënë shkollën në Firence për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të mbështetur Luftën Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit, ai punoi në Institutin e Shkencave dhe u shqua për aktivitetin e tij intelektual.

Një nga arritjet më të mëdha të tij ishte nisma dhe realizimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, një monument që qëndron si një simbol i krenarisë dhe identitetit shqiptar. Me këmbëngulje dhe përkushtim, ai arriti të sigurojë mbështetje nga autoritetet zvicerane, duke e kthyer këtë projekt në një realitet historik.

Për kontributet e tij të mëdha, profesor Leka është nderuar me shumë dekorata dhe mirënjohje, përfshirë një certifikatë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë për promovimin e vlerave shqiptare në botë.

Ai la pas dy vajza, Brikena dhe Dasara Leka, ndërsa trashëgimia e tij intelektuale dhe patriotike do të mbetet një frymëzim për brezat e ardhshëm. Varrimi i tij pritet të zhvillohet në Zvicër, por detajet ende nuk janë bërë publike.

Me ndarjen nga jeta të profesor Astrit Lekës, kombi shqiptar humbi një mendimtar dhe një veprimtar të palodhur, por vepra dhe ideali i tij do të mbeten të pavdekshme. Lamtumirë, profesor!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.