Dramaturgu, regjisori dhe aktori shqiptar Diar Xani është pjesë e Festivalit të Teatrit të Nju Jorkut. Artisti shqiptar merr pjesë me monodramën e tij “42nd Street”.
Shfaqja mbahet në Hudson Guild Theater më 26 shkurt dhe më pas të premten e të dielën e ardhshme.
“Nuk ndodh shpesh që të kemi një shqiptar në skenën e Festivalit të Teatrit në Neë York, ndaj ata që kanë mundësi e dëshirë nuk duhet ta humbin rastin për ta parë. Vërtet, lutja jonë tani është që komuniteti ynë të marrë pak kohë dhe të na mbështesë duke ardhur për ta parë këtë shfaqje”, shkruan në profilin e tij vetë artisti.
Vepra e tij flet për rrugën e famshme të Nju Jorkut, mes shkëlqimit të reklamave dhe si rrugë që tërheq të pastrehë dhe botën e krimit. Përplasja e botëve të ndryshme në këtë rrugë ka frymëzuar artistin nga Skënderaj i Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.