Më 21 shkurt në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare në shkollën “Schifschule“ në Vjenë u bënë pjesë e një aktiviteti të veçantë kushtuar trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës. Nën udhëheqjen e mësueses së gjuhës shqipe, Miradije Berisha, nxënësit e klasave të katërta u ndanë në dhjetë dyshe për të prezantuar projektin e tyre.
Pasi u zhvillua prezantimi, atmosfera u mbush me emocione përmes recitimeve, këngëve dhe valleve tradicionale, të cilat u duartrokitën nga të pranishmit. Prindërit e ftuar patën mundësinë të shihnin nga afër përkushtimin dhe dashurinë e fëmijëve për gjuhën dhe kulturën e tyre.
Ky aktivitet u përmbyll me një darkë të përbashkët, ku nënat kishin përgatitur ushqime tradicionale shqiptare, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë të gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Një shembull frymëzues i ruajtjes dhe promovimit të kulturës shqiptare në diasporë!
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.