Pa të kaluarën, s’ka të tashme, “Krenarbëria” vjen me edicionin e dytë

E enjte, 3 Korrik, 2025

Sot më 21 shkurt në ‘Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare’, e shpallur si e tillë nga UNESCO në vitin 1999, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) shpall Edicionin e Dytë të konkursit “Krenarbëria: Poezi arbëreshe”.

Ky konkurs me tematikë “Pa të kaluarën, s’ka të tashme – Pa arbërishten nuk ka arbëreshë”, synon mbështetjen e krijimtarisë së të rinjve arbëreshë në fushën e poezisë, nxitjen e dygjuhësisë si mjet shprehës dhe rivitalizimin e gjuhës arbëreshe në vijim të politikave të qendrës dhe të komunitetit arbëresh.

Ftohen të gjithë të interesuarit e grupmoshës 18-45 vjeç, me origjinë arbëreshe ose që i përkasin komunitetit arbëresh, të dërgojnë krijimet e tyre në gjininë e poezisë në adresën [email protected], brenda datës 21 Maj 2025.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.