Mira Murati lancon platformën e saj të inteligjencës artificiale

E martë, 1 Korrik, 2025

Pas largimit nga Open AI inxhinierja shqiptare Mira Murati ka lançuar projektin e saj të inteligjencës artificiale. Quhet “Thinking Machines Lab”, duke sjellë një emër më të kuptueshëm rreth makinerive të IA.

Shqiptarja e njohur ka thënë se projektin e ka iniciuar me një grup shkencëtarësh, inxhinierësh dhe projektuesish, e qëllimi është të ndihmohen njerëzit që të përshtaten me sistemet e AI për të operuar në nevoja specifike.

Murati ka njoftuar se synon t’i zhvillojë themelet për të ndërtuara sisteme më të përparuara inteligjente, të nxisë një kulturë të shkencës dhe inteligjencën artificiale ta avancojë.

Në “Thinking Machines Lab” do të punojnë edhe ish-punonjës nga ChatGPT, Character.ai, Mistral, PyTorch, OpenAI Gym, Fairseq dhe Segment Anything.

“Ne po ndërtojmë sisteme të AI që shtyjnë kufijtë teknikë duke ofruar vlerë reale për sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Ekipi ynë kombinon inxhinierinë rigoroze dhe ne po kërkojmë bashkëpunëtorë për të ndihmuar në formimin e këtij vizioni”, ka njoftuar kompania e Mira Muratit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.