Shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në harresë diplomatike – e njohur nga shumë shtete, por jashtë disa organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare. Me dinamikat e shpejta gjeopolitike, vëzhguesit thonë se Kosova rrezikon të humbasë edhe mbështetjen e disa vendeve me ndikim.
Në vitin kur Kosova shpalli pavarësinë, më 2008, kryeministri i atëhershëm i vendit, Hashim Thaçi, premtoi njohje nga 193 shtete, që i binte të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus një.
Ai i bëri këto komente në një seancë të Kuvendit të Kosovës në mes të korrikut 2008, pesë muaj pas shpalljes së pavarësisë.
intensifikojë raportet me shtetet njohëse ose mossnjohëse, me të cilat ka interesa të përbashkëta, por edhe shkëmbime ekonomike, dhe ta forcojë diplomacinë ekonomike dhe kulturore. Në rrethanat aktuale, besoj se ka shumë hapësirë për thellim të bashkëpunimit pa njohje faktike, edhe pse njohja faktike do të ishte shumë e dëshirueshme për Kosovën”, thotë Krasniqi.
Edhe Hehir, nga Universiteti Westminster, thotë se Qeveria e re e Kosovës – kushdo që e formon atë – do të duhet të aktivizohet më shumë, fillimisht duke e prezantuar Kosovën si zgjidhje për konfliktet në Ballkan.
Edhe ambasadat e Kosovës në vendet perëndimore, sipas tij, duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se konkurrojnë me ambasadat e Serbisë dhe të jenë më proaktive.
“Nëse Kosova vazhdon të mos njihet dhe nëse disa e çnjohin atë, një gjë e tillë do t’i trimërojë nacionalistët serbë, do t’i inkurajojë ata që të vazhdojnë të përpiqen t’i rishikojnë kufijtë e ish-Jugosllavisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje”.
“Ju mund të shihni se në dhjetë vjetët e fundit, retorika nga Qeveria e Serbisë dhe retorika nga Qeveria e Republikës Sërpska brenda Bosnjës, është bërë shumë më agresive, shumë më luftarake”, thotë Hehir.
Kosova, qysh në vitin 2011, është e angazhuar në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por pak prej marrëveshjeve të arritura janë zbatuar.
Kosova thotë se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia – e cila gëzon mbështetjen e Rusisë në arenën ndërkombëtare – kundërshton.
Në 17 vjet të pavarësisë, Kosova ka arritur të bëhet pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por ka dështuar në UNESCO, Interpol e Këshill të Evropës.
Në një intervistë dhënë javën e kaluar televizionit shqiptar Top Channel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se në katër vjetët e fundit nuk ka pasur njohje të reja, por ka thënë se ai as që i ka premtuar ato.
Sot, Kosova është nën masa ndëshkuese të BE-së dhe në grindje me aleatët, për shkak të tensioneve në veri. Bota, ndërkaq, nuk di ku të godasë më parë – nga luftërat në Ukrainë e Lindje të Mesme e deri te rritja shqetësuese e Kinës./REL/



