Ka nisur mbrëmjen e djeshme edicioni i 75-të i festivalit më të madh të muzikës italiane, Sanremo, dhe mes artistëve pjesëmarrës është edhe kantautori Dario Brunori, i cili gëzon një mbështetje të veçantë nga komuniteti arbëresh në Itali.
Pas interpretimit të tij mbresëlënës të këngës arbëreshe “Lule Lule” gjatë Natës së Tarantës, transmetuar drejtpërdrejt në RAI Uno verën e kaluar, arbëreshët e Italisë e konsiderojnë këtë një akt vlerësimi dhe respekti për trashëgiminë e tyre. Në një deklaratë zyrtare, përfaqësues të komunitetit arbëresh theksuan:
“Pas këtij dhurimi të bukur që Dario Brunori i bëri popullit arbëresh të Italisë, padyshim dhe pa diskutim do ta mbështesim në mënyrë masive në Festivalin e Sanremos, ku ai do të marrë pjesë.”
Për arbëreshët, mbështetja për Brunorin është më shumë se një votë për një artist – është një formë vlerësimi për përfshirjen e një pjese të historisë dhe traditës së tyre në një skenë kaq prestigjioze si Sanremo.
Thirrja për ta përkrahur Brunorin është përhapur jo vetëm në Kalabri, por edhe në mbarë rrjetin e organizatave arbëreshe, duke përfshirë Federatën e Shoqatave Arbëreshe të Italisë (F.A.A.), Unione Democratica Arbëreshe (UNIARB) dhe Bashkimin e Komunave Arbëreshe, të cilat përfaqësojnë më shumë se 50 komunitete në shtatë rajone të Italisë së Mesme dhe Jugore.
Ndërsa festivali vazhdon, mbetet për t’u parë nëse mbështetja e arbëreshëve do të ndikojë në suksesin e Dario Brunorit në Sanremo 2025.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.