Kosovë/ Kurti letër BE-së: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

E hënë, 7 Korrik, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot një letër Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ku denoncon diskriminimin sistematik që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në këtë letër, Kurti thekson se shqiptarët e kësaj zone përballen me shtypje të vazhdueshme nga autoritetet serbe, përmes politikave që kufizojnë të drejtat e tyre politike, administrative, ekonomike, kulturore dhe identitare.

“Shkelja e të drejtave të njeriut është e llojit politik, administrativ, ekonomik, kulturor dhe identitar, duke rrezikuar sigurinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Gjersa në Kosovë komuniteti serb gëzon të drejta dhe liri, shqiptarët e Luginës përballen me pasivizim të adresave dhe spastrim etnik administrativ,” thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Kallasit.

Sipas tij, mbi 10 për qind e shqiptarëve janë fshirë nga listat e votuesve, duke u privuar nga e drejta themelore për të votuar. Gjithashtu, niveli i papunësisë në zonat e banuara me shqiptarë varion nga 30 deri në 70 për qind, shumë më i lartë se mesatarja kombëtare prej 12 për qind.

Në letër theksohet gjithashtu se shqiptarët përballen me diskriminim edhe në sektorin publik. “Spitali rajonal në Vranjë, nga mbi 1000 punonjës, ka vetëm dy shqiptarë. Ndërsa në Medvegjë, nga rreth 2000 punonjës komunalë, vetëm 12 janë shqiptarë,” përmend Kurti si shembuj konkretë të këtij përjashtimi sistematik.

Kjo letër vjen në një kohë kur çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe në agjendën e Bashkimit Evropian për rajonin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.