Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu i kësaj force politike, Sali Berisha, ka kërkuar nga deputetët dhe kandidatët për deputetë që të angazhohen për regjistrimin e 300 emigrantëve secili, në kuadër të procesit zgjedhor të 11 majit.
Berisha vlerësoi përpjekjet e deritanishme të strukturave të PD-së në diasporë, duke theksuar se emigrantët shqiptarë po tregojnë mbështetje të madhe për opozitën dhe refuzojnë të takohen me përfaqësues të Partisë Socialiste.
“Shqiptarët jashtë vendit po faktojnë çdo ditë se besimin e tyre e kanë te Partia Demokratike. Fushata e qeverisë, ambasadave dhe konsullatave është pothuajse e fikur, ndërsa përfaqësuesit e PS janë refuzuar hapur nga emigrantët,” deklaroi Berisha.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për pengimin e votës së Diasporës ndër vite dhe u shpreh se vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe presionit ndërkombëtar, kjo e drejtë u njoh.
Berisha kritikoi gjithashtu emërimin e Taulant Ballës si koordinator për fushatën e socialistëve në diasporë, duke e cilësuar atë si një përfaqësues të botës së krimit.
Duke e cilësuar procesin në diasporë pothuajse të përfunduar, ai kërkoi që kandidatët e PD-së të intensifikojnë përpjekjet për regjistrimin e votuesve emigrantë, duke e vendosur këtë si një detyrë të drejtpërdrejtë për secilin prej tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.