Kosovë/ Përfundon numërimi i votave, Vetëvendosja e Kurtit udhëheq me rreth 41%

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ka përfunduar numërimi i votave në Kosovë, teksa ditën e nesërme pritet që të numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se partia e parë në renditje është Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, që ka grumbulluar rreth 41% të numrit total të votave.

Në vendin e dytë renditet PDK me 22.16% të votave dhe pas saj LDK me 17.6% të votave. Po ashtu, në vendin e katërt renditet AAK me 7.46% të numrit të votave, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave.

Ndërkohë pritet që të nisë edhe numërimi i votave të diasporës, e cila ka votuar në kutitë e vendosura në ambasada dhe konsullata, si edhe votat e dërguara me postë./A2CNN/Renditja/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë,

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.