Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet e para të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë, duke i cilësuar ato si të lira dhe demokratike.
“Falënderoj gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në këto zgjedhje të para të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë”, u shpreh Kurti në një konferencë për mediat pak pas orës 23:00. Ai theksoi se Vetëvendosje ka dalë forcë e parë politike, duke e konsideruar këtë rezultat si një konfirmim të qeverisjes së tij.
“Falënderoj votuesit e VV, jemi të parët dhe ky është konfirmim për qeverisjen tonë të mirë dhe të mbarë”, tha ai.
Lideri i VV-së u shpreh i bindur se koalicioni i tij fitues do të formojë qeverinë e re, duke njoftuar vijimin e punës për mandatin e tretë të ekzekutivit që ai drejton.
“Koalicioni ynë fitues do të formojë qeverinë e re, ‘Kurti 3’, dhe do të vazhdojmë punët që kemi nisur”, deklaroi ai, duke theksuar se asnjë subjekt tjetër nuk mund të sfidojë rezultatin e VV-së.
“Ata që kanë dalë të dytët dhe të tretët, edhe po të mblidhen bashkë, nuk bëhen sa VV”, theksoi Kurti.
Pavarësisht deklaratës së tij triumfuese, ai u shpreh se do të pritet numërimi i plotë i votave, duke nënvizuar rëndësinë e përfundimit të procesit zgjedhor në mënyrë të rregullt.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.