Kreu i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në Bundestag, Michael Roth (SPD), ka reaguar pas fillimit të votimeve në Kosovë, duke vlerësuar përpjekjet e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Kosova bën pjesë ndërkohë tek vendet më ambicioze të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së. Në të njëjtën kohë, asnjë vend nuk e ka kaq të vështirë, sepse disa ia mohojnë sovranitetin. Sot është një ditë për të votuar për demokracinë dhe shtetin ligjor. Për t’i thënë ‘Jo’ nacionalizmit,” shkroi Roth në platformën X.
Deklarata e tij vjen në një moment kyç për Kosovën, e cila vijon përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike dhe integrimin evropian, mes sfidave të vazhdueshme politike dhe diplomatike.
Kosovo gehört inzwischen zu den ehrgeizigsten Staaten des Westbalkans auf dem Weg in die EU. Gleichzeitig hat es kein Land so schwer, weil manche seine Souveränität leugnen. Heute ist ein Tag, um Demokratie + Rechtsstaatlichkeit zu wählen. Sagt nein zu Nationalismus + Hass. 🇽🇰🇪🇺
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) February 9, 2025



