Xhemshir Haziri ka mbërritur dje nga Gjermania në Kosovë me një qëllim të vetëm: të ushtrojë të drejtën e tij të votës. Ai dhe bashkëshortja e tij ishin votuesit e parë në qendrën e votimit të vendosur në Fakultetin e Filologjisë, duke shprehur përkushtimin e tyre ndaj procesit zgjedhor.
Në një deklaratë për KosovaPress, Haziri theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe arsyen që e shtyu të udhëtojë posaçërisht për të votuar. “Kam ardhur nga Gjermania për të zgjedhur më të mirin për udhëheqjen e Republikës sonë për katër vitet e ardhshme. Këto nuk janë vetëm zgjedhje, por një moment i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Gjithçka ishte në rregull, votuam për më të mirin,” u shpreh ai.
Haziri ka bërë të ditur se qëndrimi i tij në Kosovë do të jetë i shkurtër dhe se sot, në orën 16:30, do të kthehet në Gjermani përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është 1,970,944.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.