Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon votimi i diasporës në Washington dhe New York

E martë, 17 Nëntor, 2026

Procesi zgjedhor për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit është mbyllur në orët e para të mëngjesit (sipas orës europiane) edhe në dy përfaqësitë e fundit diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Ambasadën e Kosovës në Washington dhe Konsullatën në New York.

Diaspora kosovare pati mundësinë të ushtrojë të drejtën e votës në 43 vendvotime të hapura në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në mbarë botën, një ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë. Për shkak të ndryshimit të zonave kohore, qendrat e votimit në SHBA u hapën të fundit dhe, si rrjedhojë, u mbyllën të fundit.

Në një njoftim zyrtar, përfaqësitë diplomatike kanë falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në votim, si dhe ata që shfrytëzuan mundësinë e votimit përmes postës. “Mirënjohje të thellë për të gjithë kolegët e përfshirë në këtë proces për bashkëpunimin, punën e palodhshme dhe profesionalizmin, të cilët mundësuan mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,” thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Ambasadën e Kosovës në Washington të drejtë vote patën 78 shtetas të Kosovës, ndërsa në Konsullatën në New York këtë të drejtë e ushtruan 619 bashkatdhetarë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.