Si po e prekin Kosovën masat e BE? Franca e Hungaria kundërshtojnë heqjen e tyre

E martë, 17 Nëntor, 2026

Banorët e Prishtinës që jetojnë pranë kanaleve të ndotura me mbeturina dhe ujëra të zeza kishin shpresuar se fondet e Bashkimit Evropian do të ndihmonin në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës. Megjithatë, premtimi i BE-së për financimin e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza me vlerë 70 milionë euro ka mbetur pezull, sipas autoriteteve lokale.

Ky impiant ishte një nga më shumë se 12 projekte të planifikuara, me një kosto totale prej 150 milionë eurosh, që janë bllokuar sipas burimeve të cituara nga Reuters, përfshirë një diplomat të lartë që foli në kushte anonimiteti.

Një tjetër projekt i prekur është ai i kinemasë historike “Lumbardhi” në Prizren, e cila prej dekadash ka shërbyer si një qendër kulturore dhe ka mirëpritur artistë ndërkombëtarë në festivalin vjetor të filmave dokumentarë. Rinovimi i kësaj kinemaje pritej të financohej nga një fond prej 1.5 milionë eurosh, por më 7 tetor ai u pezullua.

Ndërprerja e fondeve të BE-së në vitin 2023 u bë si pjesë e masave të bllokut ndaj veprimeve të kryeministrit Albin Kurti në veri të Kosovës. Ky zhvillim është rikthyer në qendër të vëmendjes ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet e 9 shkurtit, me qytetarë të shqetësuar se një vazhdimësi e politikave të qeverisë aktuale mund ta izolojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, shkruan Reuters.

Agjencia e lajmeve citon një tjetër zyrtar të njohur mbi çështjen, i cili thotë se disa vende anëtare të BE-së po kërkojnë heqjen e këtyre masave, me argumentin se nuk kanë ndikuar në politikat e Kurtit, por kanë dëmtuar qytetarët e thjeshtë. Megjithatë, sipas tij, vendet mike të Serbisë, si Franca dhe Hungaria, po kundërshtojnë një hap të tillë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.