Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka përdorur platformën e saj në Instagram për të shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
Në një video të publikuar fillimisht nga nëna e saj, psikiatria Vera Sahatçiu-Ora, u bëhet thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Të dashur bashkatdhetarë, duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për të mirën e vendit tonë. Votoni për përcaktimet tuaja, duke shpresuar që premtimet e fushatës të realizohen. Me fat Kosovë!”, shprehet Vera Sahatçiu-Ora në mesazhin e saj.
Duke e shpërndarë këtë video me miliona ndjekësit e saj, Rita Ora ka kontribuar në sensibilizimin e diasporës dhe qytetarëve të Kosovës për rëndësinë e votës në proceset demokratike të vendit.