Kundër Shqipërisë së Madhe/ Beogradi organizon serbët për të votuar në Kosovë

E hënë, 7 Korrik, 2025

Shteti serb ka planifikuar transport të organizuar në mënyrë që serbët të shkojnë në Kosovë për të votuar. Këtë e konfirmoi një zyrtare e qeverisë e angazhuar si komisionere për refugjatët dhe emigracionin.

Ajo bën thirrje që më 9 shkurt, sa më shumë serbë të shkojnë të votojnë, siç pretendon, për të garantuar mbijetesën në Kosovë, por që i referohet me provokim si krahinë.

Gjithashtu thekson se ata persona që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të kenë mjete identifikimi të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Në këto zgjedhje po përpiqet të ndikojë edhe kryenegociatori serb për dialogun, Petar Petkoviç. Duke folur për mediat në Beograd, akuzon kryeministrin Albin Kurti se kërkon spastrimin etnik të serbëve.

“Ruajtja e 10 vendeve në parlament, formimi i asociacionit dhe mbijetesa e serbëve janë thelbësore për luftimin e qëllimeve të tij, që janë: një Kosovë e pastër etnikisht dhe krijimi i një ‘Shqipërie të Madhe’”, pretendon Petkoviç duke kërkuar ndëshkimin e Kurtit me votë. /A2 television/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.