Procesi i votimit për zgjedhjet e 8 shkurtit 2025 ka nisur sot në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Qytetarët me të drejtë vote jashtë vendit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në 43 vendvotime të shpërndara në 19 shtete.
Votimi ka filluar në orën 07:00 (sipas kohës lokale në Kosovë) në disa ambasada dhe konsullata në Gjermani, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, Austri, Francë, Itali, Turqi, Norvegji, Slloveni, Suedi, Danimarkë, Kroaci, Holandë, Çeki, Hungari dhe Maqedoni të Veriut. Këtë moment e ka cilësuar si historik zv/ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Liza Gashi, e cila në një postim në Facebook shkroi:
“Historike! Për herë të parë, diaspora jonë voton fizikisht në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës. Demokracia jonë forcohet me pjesëmarrjen e secilit! Lidhja me atdheun është e pandashme.”
Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Washington, New York) dhe në Kanada (Otava, Toronto), votimi do të nisë në orën 13:00 sipas kohës së Kosovës.
Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike është 20,324. Vetëm ata që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 29 gusht – 26 dhjetor 2024 dhe që figurojnë në Listën Votuese të dërguar në përfaqësitë diplomatike do të mund të votojnë.
Verifikimi i statusit të votuesit mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike të KQZ-së: diaspora.kqz-ks.org.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.