Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, u mbajt promovimi i librit “Diell Maqedonas” të autores Efrat Baruch Altarac. Ky libër sjell rrëfimin e dhimbshëm të znj. Shela Altarac, jeta e së cilës u shpëtua gjatë Holokaustit nga një familje shqiptare nga Kosova.
Promovimi u organizua në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, me qëllim të kujtimit të viktimave dhe theksimit të Besës shqiptare – kodit të nderit që frymëzoi shqiptarët të shpëtonin hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë aktivitetit, autorja Efrat Baruch Altarac ndau me të pranishmit mesazhin që libri përcjell për guximin dhe humanizmin, duke rikujtuar sakrificat e atyre që vunë në rrezik jetën për të mbrojtur të tjerët. Një fragment i shkëputur nga libri shpreh filozofinë e jetës së znj. Shela Altarac:
“Ka dy mënyra për të jetuar; e para, me një pikëpamje optimiste për jetën; duke u përqendruar tek e mira – e dyta, me një pikëpamje pesimiste, duke u fokusuar në aspektet negative dhe duke rrëmuar në to. Nuk duhen shumë mend për të kuptuar se cila nga këto dy është më e mirë, më e shëndetshme – është absolutisht çështje zgjedhjeje. Ishte kjo qasje që ndihmoi Shelën të mbijetonte në të gjitha fazat.”
Botimi i librit në gjuhën shqipe u mundësua me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, si një dëshmi e trashëgimisë së solidaritetit mes popullit shqiptar dhe atij hebre.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.