Britania nis fushatë për të dekurajuar emigracionin e paligjshëm nga Shqipëria

E premte, 4 Korrik, 2025

Qeveria britanike ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për të dekurajuar shqiptarët që të emigrojnë ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar. Fushata do të përfshijë reklama digjitale që do të transmetohen gjatë këtij muaji në Shqipëri, duke synuar të informojë qytetarët mbi rreziqet dhe shfrytëzimin e lidhur me trafikun e paligjshëm të njerëzve.

Një nga videot promovuese tregon historinë e një të riu shqiptar, i cili, i mashtruar me premtime për punë të paguar mirë, përfundoi duke u shfrytëzuar si “skllav”. Një tjetër rrëfen përvojën e një emigranti që deklaron: “Më thanë se do të duhej të punoja për të shlyer borxhin e udhëtimit, por nuk më treguan as për sa kohë dhe as sa shumë do të paguaja”.

Mesazhi kryesor i fushatës është: “Përpjekja për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar mund t’ju kushtojë gjithçka”, duke i bërë thirrje shqiptarëve të informohen saktë mbi pasojat e emigracionit të paligjshëm.

Sipas qeverisë britanike, fushata synon të luftojë “mitet dhe dezinformatat” që trafikantët përdorin për të joshur emigrantët. Në vitin 2022, një rekord prej 12,000 shqiptarësh kaluan Kanalin e La Manshit me varka të vogla, por ky numër ka rënë ndjeshëm pas marrëveshjes për kthimin e shpejtë mes dy vendeve.

Autoritetet britanike kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën sesi bandat kriminale shqiptare shfrytëzojnë rrjetet sociale, si TikTok, për të rekrutuar punëtorë në fermat e kanabisit në Britani. Në përpjekje për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, këto grupe kriminale nuk ofrojnë më paga fikse, por përqindje nga fitimet e drogës së shitur në rrugë.

“Kjo fushatë synon të prishë modelin e biznesit të këtyre grupeve kriminale dhe të mbrojë njerëzit nga mashtrimet dhe shfrytëzimi”, deklaroi Martin Hewitt, kreu i Komandës së Sigurisë Kufitare në Mbretërinë e Bashkuar.

Fushata britanike vjen në një kohë kur autoritetet e të dy vendeve po intensifikojnë bashkëpunimin për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.