KQZ thirrje votuesve në Italia dhe Greqia:Kujdes me verifikimin e adresës në PER

E martë, 1 Korrik, 2025

Shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi dhe po aplikojnë për regjistrimin në Regjistrin e Përkohshëm të Votuesve Jashtë Vendit (PER) duhet të tregojnë kujdes të veçantë me verifikimin e adresës, pasi një gabim në këtë hap mund të çojë në refuzimin e aplikimit.

Sipas udhëzimeve të publikuara, dokumentet e adresës janë kyçe për një aplikim të suksesshëm. Prandaj, aplikantët duhet të sigurohen që të ngarkojnë dokumentet e duhura, sipas modelit të kërkuar për secilin shtet.

Për t’i ndihmuar qytetarët të shmangin gabimet, janë publikuar shembuj konkretë të dokumenteve të pranueshme:
📌 Dy fotot e para tregojnë shembujt për aplikuesit nga Italia.
📌 Dy fotot e tjera tregojnë shembujt për aplikuesit nga Greqia.

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve të shpërndajnë këtë informacion te miqtë dhe familjarët, në mënyrë që askush të mos gabojë në aplikim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.