Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang Bardhi”.

Lajmi bëhet i ditur nga shoqata shqiptare Kisamo “Kastel”.

“Çaste emocionuese nga hapja e kursit plotësues “Frang Bardhi” , i cili u zhvillua sot në shkollën e dytë fillore Kisamo. Falenderojmë mësuesen z. Pranvera Qoshku për kontributin e saj vullnetar në mësimdhënie , e cila ka një përvojë disavjeçare në shkollën 9 vjeçare Sabrie Qyra Dardhë, Librazhd. Falenderojmë Lidhjen e Mësuesve Shqiptare Greqi, për bashkëpunimin dhe paisjen me librst e duhur shkollorë. Falenderojmë LMSHG dhe kryetaren znj.Klarita Selmani . ish kryetarin e LMShG-së z.Pjerin Lleshi dhe z.Ermal Sulaj anëtar i KAD për ndihmesën e tyre personale për ardhjen librave shkollorë , për realizimin e mësimit.
Falenderojmë Bashkinë Kissamo me kryetar z. Giorgos Mylonakis për lëshimin e lejes së ambienteve të domosdoshme shkollore për realizimin e mësimit. Falenderojmë të gjithë bashkëatdhetarët tanë që i sollën fëmijët e tyre në kursin e MPGJSH-së në Kissamo. Gjithashtu iu bëjmë të ditur bashkatdhetarëve në zonën tonë se regjistrimet vazhdojnë..
Mësimet do të zhvillohen çdo të shtunë nga ora 17:00 deri në 19:00″, shkruan shoqata.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.