Aksident në Greqi, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tagarades, Bashkia Thermi, Selanik, ku një 30-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi automjeti i tij doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Sipas autoriteteve greke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, ndërsa shkaqet e daljes nga rruga ende nuk janë përcaktuar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën policia, autoambulanca dhe dy mjete zjarrfikëse. Për nxjerrjen e trupit të të riut nga makina e shkatërruar u angazhuan katër efektivë të zjarrfikëses, por fatkeqësisht, ai ishte pa shenja jete.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, duke shqyrtuar të gjitha rrethanat që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.