Tragjedi në Gjakovë, humbin jetën tre të mitur pas shembjes së banesës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Gjakovës të shtunën pasdite, kur tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese të vjetër në fshatin Jabllanicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, objekti, i cili ishte i pabanuar dhe i dëmtuar që nga lufta e vitit 1999, u shemb në rrethana ende të panjohura, duke zënë poshtë tre djem të mitur – dy 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

Sipas familjarit të viktimave, Përparim Ademaj, të rinjtë kishin dalë për të luajtur disa orë para incidentit. Ai ka treguar për mediat lokale se familjarët i gjetën trupat e fëmijëve falë dridhjeve të telefonave të tyre, të cilat ndihmuan në përcaktimin e vendndodhjes, pasi fillimisht nuk dihej se ku ndodheshin.

Pamjet e kamerave të sigurisë të shtëpive përreth tregojnë se shembja ndodhi rreth orës 16:35, ndërsa trupat e viktimave u gjetën pas afro katër orësh kërkimesh.

Policia, ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, fëmijët u konfirmuan të vdekur. Trupat e tyre u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Reagime dhe thirrje për hetime

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe dhe ka nxitur reagime nga figura të larta shtetërore dhe politike në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani shprehu ngushëllimet e saj për familjarët, duke e cilësuar rastin si një tragjedi të rëndë.

“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre,” shkroi ajo në Facebook.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri thirrje për një hetim të plotë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. Kërkesa për një procedurë të detajuar hetimore u mbështet edhe nga figura të tjera politike.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, u shpreh i tronditur nga lajmi dhe i bëri thirrje qytetarëve që të jenë pranë familjeve të viktimave në këto momente të rënda.

“Le të bëjmë gjithçka mundemi për t’i mbështetur familjet e prekura,” tha ai në një reagim publik.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjithashtu shprehu solidaritetin e tij, duke theksuar rëndësinë e marrjes së masave për sigurinë e objekteve të braktisura.

“Një tragjedi e tillë na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë,” u shpreh Rama.

Ngushëllime për familjet e viktimave dhe thirrje për hetime kanë ardhur nga shumë zyrtarë dhe personalitete të njohura të politikës dhe shoqërisë kosovare.

Kjo tragjedi ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me sigurinë e objekteve të vjetra dhe të pabanuara në Kosovë. Banorët e zonës kanë kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa për të inspektuar dhe, nëse është e nevojshme, për të shembur ndërtimet e rrezikshme për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

Hetimet e autoriteteve po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të shembjes dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë institucionale në menaxhimin e objekteve të braktisura.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.