Në Paris do të vendoset statuja e Skënderbeut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për vendosjen e statujës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër në lagjen 19 të Parisit, një nismë që synon forcimin e marrëdhënieve kulturore mes Shqipërisë dhe Francës.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Parisit dhe kryetaren Anne Hidalgo, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin e figurës historike të Skënderbeut në arenën ndërkombëtare. Statuja do të jetë një riprodhim besnik i veprës ikonike të skulptorit Odhise Paskali, e inauguruar për herë të parë në Tiranë më 1968, për 500-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar.

Punimet po realizohen nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit, me synimin për të ruajtur autenticitetin dhe forcën artistike të origjinalit. Kjo nismë është pjesë e një strategjie më të gjerë për promovimin e kulturës dhe historisë shqiptare në skenën globale. Një projekt i ngjashëm është zbatuar edhe në Budapest, ku statuja e Skënderbeut u vendos përballë asaj të Janosh Huniadit, duke simbolizuar historinë e përbashkët të dy popujve.

Pritet që ceremonia e inaugurimit të statujës në Paris të zhvillohet në një event solemn, ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Shqipëria dhe Franca, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar në Evropë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.