Libri i Dom Simon Jubanit, “Nga thellësia e ferrit pashë Jezusin të kryqëzuar” do të prezantohet më 3 shkurt në Institutin Borea-Angeli në Bari.
Aktiviteti organizohet nga Albania Letteraria në bashkëpunim me “Shqiponjat e Mëndafshta” dhe me Patronazhin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari.
E pranishme do të jetë Arianita Nebi, e cila do të sjellë përshëndetje nga shoqata dhe shkolla e gjuhës shqipe Le Aquile Di Seta.
“Jemi të nderuar me praninë e tyre nga Këshilltarja për Kulturën e Bashkisë së Barit Paola Romano, Giuseppe Cascione Drejtor i Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Barit dhe Arjan Vasjari, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari. Do të flasin edhe Arqipeshkvi Mitropoliti i Dioqezës së Barit Bitontos dhe H.E. Msgr. Giuseppe Satriano, H.E. Msgr. Angelo Massafra, ish Kryepeshkopi Mitropolitan i Shkodrës, Alda Kushi, anëtare e Le Aquile di Seta dhe studiuese në Universitetin e Salentos dhe Anna Lattanzi, kryeredaktore e revistës sonë”, thuhet në njoftimin e “Shqiponjave të Mëndafshta”.
Takimin do ta pasurojë ekspozita e punimeve të artistes Tany Nebi. Duke u nisur nga dëshmia e çmuar dhe dramatike e Dom Jubanit, synohet rishikimi i etapave më të rëndësishme të jetës së tij dhe njëzet e gjashtë viteve të kaluara në burgjet komuniste, ku pësoi tortura të papërshkrueshme. Pasi u lirua nga burgu, më 4 nëntor 1990, kremtoi meshën e parë publike në Shqipëri, simbol i rënies së regjimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.