INTERVISTA/ Historia e Dr. Denisa Gaçe, “optimistja infektuese” e Harvardit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Historia e Denisa Gaçe është një frymëzim kryekëput, të përçon një optimizëm për jetën e për sfidat e arritura. Në çdo fjalë në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare”, dr. Denisa përçon mirësinë e saj dhe siç dhe e kanë quajtur kolegët më herët ka një “optimizën infektues” që të përçon në vete. Natyrisht një jetë plot sakrifica në emër të një jete të paqtë e të një profesioni që e dashuroi që në fëmijëri. Ajo na rrëfen se si ne ëmer të sakrificës për shkollën nuk ka prindërit e saj për pesë vjet, e megjithatë krahas profesionit, një kontribut i vyer është dhe ai në shoqëri e në komunitetin shqiptar të Bostonit. Mesazhe që jep në çdo përgjigje janë mjaft domethënëse për suksesin, familjen e dashurinë.

Dr. Gaçe ju keni mbi 15 vjet përvojë në fushën mjekësore, sot me një karrierë të shkëlqyer, si asistent profesore në Shkollën Mjekësore të Harvard si dhe në spitalin e përgjithshëm të Massaçusetts. Na flisni pak për karrierën tuaj.

Ëdrra ime që në moshë të hershme ka qenë që një ditë të bëhesha doktoreshë, dhe pas një rruge të gjatë e bëra realitet. Unë studiova për mjekësi në Universiteti e New England në shtetin e Maine edhe vazhdova për mjekësi të përgjithshme në North Shore Medical Center. Puna ime e parë pasi mbarova trainim ishte në Massachussetts General Hospital në Boston, një spital që më ka shtyrë gjithmonë të kërkoj më të mirën nga vetja. Kam mbi 12 vjet atje ku kam patur mundësinë të ndihmoj shumë pacientë, të punoj afër me doktorët që janë shumë të talentuar, të suportoj dhe të edukoj doktorët që janë në trainim, si dhe me studentët e shkollës mjekësore të Harvardit. E konsideroj si privilegj faktin që kam mundësinë të ushtroj mjekësinë në një spital si Mass General Hospital edhe në shkollën e mjekësisë së Harvardit përkrah disa nga kolegëve më të arritur të fushës mjekësore.

Ju gjithashtu përmes mentorimit kontribuoni në edukimin mjekësor, që në fakt në kohët e sotme është mjaft i rëndësishëm. Në eksperiencën tuaj, sa të interesuar jemi në edukimin mjekësor, kemi parasysh këtu dhe Shqipërinë.

Kam interes të ndihmoj brezat e rinj në fushën e mjekësisë. Në punën time u jap mësim studentëve mjekësorë, doktorëve që janë në vitet e stazhit, edhe kolegë në rolin e këshilltarit, mentorit ose si trainier (coach) dhe në të njëjtën kohë mundohem të jem burim eksperience për komunitetin shqiptar në Amerikë. Qëllimi im është që të ndihmojmë studentët në shkollë të mesme ose të lartë kur po konsiderojnë studimet në fushën e shëndetësisë,  e për tu lehtësuar krijimin e pamjes së plotë të profesionit shëndetësor.  Kontributi im në qendrën kulturore “Fan Noli” edhe në bashkëpunim me shoqatën e doktorëve shqiptaro-amerikan në datën 8 shkurt po bëjmë të mundur një seancë bashkëpunimi e quajtur “ndërtim urash në shëndetësi “ me qëllim të krijojmë një rrjet lidhjesh midis brezit që ka dëshirë edhe që kanë interes për fushën e shëndetësisë edhe kolegëve që kanë eksperiencë në këtë fushë.

Në 2018 jeni zgjedhur si heroina e lumturisë pasi kolegët tuaj ju kanë veçuar për “optimizmin infektues” dhe shpirtin e ngrohtë. Sa e rëndësishme është ana emocionale në punën tuaj me pacientët, dhe jo vetëm. Cfare e sjell këtë optimizmin tuaj infektues?

Në çdo rast, e sidomos kur kemi të bëjmë me sëmundje të pacienteve shpresa është gjëja e fundit që duhet të ikë. Mundohem të jem optimiste sepse është diçka  që kemi ne në dore e mbi të gjitha kemi mundësi që ti ndodhemi njëri-tjetrit më afër duke ndare atë ndjenjë, dhe për të lehtësuar sa më shumë njeriun që kalon kohë të vështira. Mund të them kam qenë optimiste që e vogël edhe vlerësoj shumë që prindërit e mi më besuan për të marrë rrugën në emigrim për një të ardhme më të mirë.

Jo vetëm një karrierë të shkëlqyer por edhe aktiviste në Shtetet e Bashkuara. Si bashkëedrejtuese e Kishës Ortodokseve të “Daughters of St. George” ju nxisni unitetin brenda komunitetit shqiptar. Na flisni pak për punën tuaj dhe komunitetin shqiptar në Massachusett?

Është kënaqësi të shikosh se si komuniteti jonë shqiptar si në Boston, Massachusetts edhe në shtetet afer është shumë aktiv e se si të gjithë bashkohemi për të ruajtur traditën e kulturën tonë me qëllim që edhe fëmijët tanë të ekspozohen e të njihen me kulturën shqiptare.  Kam miq që janë aktivë në organizatë “Albanian Fighting Cancer” edhe jam shumë suportive e asaj organizate. “Noli Cultural Center” është një shembull tjetër, po sjell iniciativa që vlerësohen si festivalin e filmit shqiptar, si raste kur sillen së bashku profesionistë shqiptarë të fushave të ndryshme. Kur më kërkuan të bëja rolin e bashkëdrejtueses e vajzave të Shën Gjergjit thashë pse jo, të ndihmojmë pozitivisht si komunitetin e kishës edhe atë jashtë saj.

Me një kontribut të madh në mjekësi në SHBA, a mendoni të sillni eksperiencën tuaj në Shqipëri?

Do ishte mirë që në një të ardhme ndërtimi i urave që po fillon në Boston të shtrihet përtej kufijve të Massachusetts edhe pse jo, deri në atdhe.

Dhe së fundmi, na flisni pak për historinë tuaj të emigrimit.

Unë kam ardhur në Amerikë si exchange studente në shkollë të mesme në 1999. Kam jetuar me nje familje amerikane gjatë kompletimit të shkollës së mesme edhe kolegjit komunitar “Iowa central community college” i cili me dha mundësinë të licensohesha si laborante. Jam shumë mirënjohëse se familja amerikane kanë qenë shumë suportive në edukimin tim edhe më ka dhënë shumë besim. Në Drake University studiova për kimi, biokimi, biologji celulare e molekulare edhe arrita të suportoja edukimin tim duke punuar si laborante së bashku me bursa për meritë shkolle. Një nga sakrificat më të mëdha është që nuk i pashë prindërit për 5 vjet. Sakrifica tjetër ishte që u mundova të isha financiarisht sa më e pavaruar që do të thotë duhet të mendoja gjithmonë se ti jepja zgjidhje gjërave. Viti i pranimit në shkollë mjekësie ka qenë shumë special pasi bëra viziten e parë në Boston ku u njoha edhe me njeriun e zemrës, Margelin Gace, i cili gjithashtu nga Korça edhe ka historinë e tij të punës, edukimit edhe sakrificave në emigrim. Së bashku mundohemi të edukojmë fëmijët tanë për vlerat e punës, dashurinë për Shqipërinë edhe për integrimin në shoqëri. Ndryshe nga Iowa që në shumë raste isha shqiptarja e vetme në grup, në Boston është një komunitet shume i fortë i shqiptarëve që të bën të ndihesh shumë mirë./ diasporashqiptare.al

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.