Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të skaduara, por kjo masë do të vlejë vetëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
“Votuesit në Shqipëri i kanë të gjitha mundësitë t’i rinovojnë dokumentet,” tha Gjiknuri gjatë një interviste për Report TV, duke nënvizuar se kjo lehtësi nuk do të aplikohet për votuesit brenda territorit të vendit.
Duke komentuar për procesin e negociatave me Partinë Demokratike, Gjiknuri bëri të ditur se është arritur dakordësia për vetëm tre elementë të Kodit Zgjedhor.
Lidhur me kërkesën e opozitës për të lejuar votimin e shtetasve shqiptarë që nuk disponojnë dokumente identifikimi shqiptare, Gjiknuri e cilësoi këtë propozim si të papranueshëm dhe absurd.
“PS nuk do të pranojë që të votojnë njerëz me dokumente të huaja që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar. Kërkesa e PD është absurde dhe vetëm sa lë hapësirë për alibi kur ata të humbin zgjedhjet,” tha ai.
Kjo masë është pjesë e përpjekjeve për të garantuar pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në procesin zgjedhor, ndërkohë që qëndrimet kundërshtuese mes palëve politike vijojnë të mbeten një sfidë për arritjen e marrëveshjeve më të gjera për rregullat e votimit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.