Pas botimit në hungarisht e frëngjisht libri me poezi i Sali Bashotës është përkthyer edhe në finlandisht. Ka qenë shtëpia botuese atje “Kulttuuritarha” që ka botuar librin me titullin “Musta Sade” dhe përkthim të Muharrem Miftarit. Parathënia e librit është bërë nga botuesi e shkrimtari Kiamars Baghbami.
Vetë Bashota ka shkruar në rrjetet sociale: “Këto ditë u botua në Helsinki libri im në gjuhën finlandeze. Është një përzgjedhje nga krijimtaria ime letrare. Falënderime të veçanta për përkthyesin dhe botuesin”.
Poeti Bashota ka botuar deri tani mbi 50 vepra të zhanreve të ndryshme, kryesisht poezi dhe prozë poetike si dhe studime letrare.
Disa nga veprat e Sali Bashotës, të botuara në gjuhë të ndryshme të botës, janë:
“Exilul Sufletului” (2004), “Schalte das magische Licht ein” (2004), “Only Death is White” (2005), “Ako stanam angel” (2006), Ploaia fara Tine” (2008), “Beauté Maudite” (2010), “Прокълната красота” (2012) , “När himlen tystnar” (2012), “Allume la lumière magique” (2012), “Il gioco delle foglio” (2015), “Ηάλλη όψη του” (2016), “Albán éjzaska” ( 2017),
“La ŝtono de la amo” (2017), “Whispering Agony (a quarantine book” (2020) etj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.