Përvjetori i ri përkujtimor gjen një tjetër shteg sensibilizues për kremtimin e ngjarjes së dhimbshme të 15 janarit 1999, datë në të cilën u masakrua fshati Reçak dhe u vranë 45 shqiptarë.
E cilësuar nga ambasadori i atëhershëm i OSB-së, William Walker si krim ndaj njerëzimit, kjo ndalesë e veçantë në historinë e rajonit, bëri që përgjakja masive të përqendroi vëmendjen e ndërkombëtarëve. Prandaj prej vitit 2019, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës u cilësuan si gjenocid, dhe kjo datë u shënua si dita përkujtimore për viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Ndërsa duke përkrahur këtë iniciativë të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur”, përpos përkushtimit befasues në zemër të Athinës, nga bashkatdhetarët tanë organizuar nga ideatorja e veprimtarisë aktivistja Brikena Qama, vjet, ashtu si dhe në dhjetëra qytete në të gjithë botën, që iu përgjigjën thirrjes së organizatorëve, e premtimit unik për kujtesë të përhershme, këtë vit i bashkohet si një tjetër dëshmi edhe përhapja edhe më gjerë e librit “ESKADRONËT E VDEKJES”- KRONIKË E NJË KASAPHANE.
Libri me autor Bardhyl Mahmuti është i bazuar në deponime e ngjarje të vërteta të periudhës para, përgjatë e pas luftës së fundit në Ballkan, dhe është në fazën përfundimtare të botimit në gjuhën greke nën titullin “ΤΆΓΜΑΤΑ ΘΑΝΑΤΟΥ” – ΤΟ ΧΡΟΝΙΚΌ ΕΝΟΣ ΣΦΑΓΕΊΟΥ.
Vetë anëtarët e qendrës prononcohen se qe një sfidë përkthimi i këtij teksti, por u arrit falë mbështetjes së Qendrës së Gjenocidit, përkushtimit të përkthyeseve: Armela Hysi dhe Brikena Qama dhe kujdesit të redaktores e korrektores Joyce Keliraki.
Edhe vetë aktivistja Qama cilëson në rrjetet e saj sociale se këtë arritje zgjodhi ta ndajë me miqtë e saj, duke u vënë në dukje që në datën 15 janar 2025, të ndezim një qiri kudo që të jemi, në kujtim të viktimave të luftës së Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.