Më 15 janar 2025, në ora 19:30, qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo në botë ftohen të marrin pjesë në përkujtimin e viktimave të genocidit serb, duke ndezur qirinj si simbol i respektit dhe nderimit. Manifestimi qendror do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe organizohet nga Qendra “Genocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina.”
Kjo ditë përkujtimore është përcaktuar nga Kuvendi i Kosovës më 16 maj 2019, me miratimin e një rezolute që cilësoi krimet e luftës së viteve 1998-1999 si genocid. Ajo nderon mbi 10 mijë civilë të vrarë, mbi 20 mijë gra të dhunuara dhe rreth 1 milion shqiptarë të dëbuar me forcë nga vatrat e tyre gjatë luftës.
Qendra organizuese ka bërë thirrje që edhe ata që nuk mund të marrin pjesë fizikisht në këtë manifestim, të ndezin një qiri në ballkonet ose dritaret e shtëpive të tyre, duke krijuar një zinxhir simbolik përkujtimi. Në të njëjtën kohë, ftohen shoqatat e viktimave të luftës dhe qytetarët në qytetet e tjera të organizojnë veprimtari përkujtimore sipas mundësive lokale.
Ky gjest i thjeshtë dhe solemn ka për qëllim jo vetëm të kujtojë viktimat e pafajshme, por edhe të riafirmojë angazhimin për drejtësi dhe kujtesë kolektive. Shqipëria dhe shqiptarët anembanë thirren të bëhen pjesë e kësaj nisme për ta kthyer këtë datë në një moment uniteti kombëtar.
Për më shumë informacion:
Tel.: +41 79 548 48 87
eMail: [email protected]
Online: www.kosovogenocide.com
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.