Skena VIP në Itali do të këndojë shqip, koncerti i Alban Skënderajt

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Alban Skënderaj e ka cilësura si një nga ëndrrat e tij në sirtar që më në fund i realizohet, një koncert në Milano, në arenën ku performojnë emra të njohura të muzikës botërore. Salla e famshme Unipol në Itali do të këndojë për herë të parë vetëm shqip më 14 maj, dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari.

“Tani mund të them se ky 20 vjetor mbyll ciklin e plotë që nga pikënisja e tij, ITALIA!
Jam i lumtur që mund të ndaj me ju një nga arritjet e mia më të rendesishme e gjithashtu dhe një nga ëndrrat e mia në sirtar.
Mbas suksesit përtej çdo pritshmërie në “Air Albania Stadium” në Tiranë, koncerti “MOTIV i jetës time” do të mbahet në 14 MAJ, ITALI, MILANO, në sallën UNIPOL FORUM!
Salla me e madhe e koncerteve në Itali dhe një nga më të njohurat në Europë ku performojnë të gjithë artistët më të njohur në botë, këtë herë do të flasë e kendojë shqip.
Eshtë e kot ta fsheh entuziasmin. Jam super i lumtur dhe krenar që për herë të parë në Itali do të realizohet një Shoë i përmasave ndërkombëtare nga një artist shqiptar për shqiptarët!
Nuk mund të ndodhte më natyrshëm që mbas Tiranës koncerti “MOTIV” të vinte në zemër të Italisë.
Një shtet dhe një popull që ka ndikuar shumë në formimin tim si artist dhe si njeri. Ashtu si tek unë, dhe tek qindra e mijera bashkatdhetarë që mbas shumë sakrificave ndër dekada tashmë kanë zënë një vend shumë dinjitoz e mund të krenohen si komuniteti më i integruar dhe i suksesshëm ne Itali.
Do të jap gjithcka nga vetja që t’ju përfaqësoj denjësisht e ju premtoj si çdo herë me zemër një kokteil emocionesh e një spektakël të vërtetë muzikor!
Në ditët në vazhdim do ju bëj me dije për datën e daljes së biletave dhe të gjitha detajeve të tjera.”, shkruan vetë artisti.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.