BE thirrje Kosovës: Rregulloni statusin e Kishës Ortodokse serbe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Bashkimi Europian i bëri thirrje kuvendit të Kosovës të miratojë projektligjin për liritë fetare përmes së cilit rregullohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe.

“Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e kuvendit që të mbështesin miratimin e tij”, u shpreh zëdhënësja Anita Hiper në një konferencë për gazetarët në Bruksel.

Në marrëveshjen e Ohrit Kosova dhe Serbia janë dakorduar që të palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës ortodokse serbe.

“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës ortodokse serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane”, thuhet ndër të tjera në Nenin 7 të marrëveshjes së 27 shkurtit 2023.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.