Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në raportin e saj vjetor, Asambleja parlamentare e NATO-s, paralajmëroi për rreziqe të mëdha në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, nëse nuk ka angazhim të shtuar të BE dhe NATO.

Ajo i cilëson incidentet në veri si thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar, dhe kërkon që urgjentisht të dërgohen trupa shtesë në Kosovë. Autori i këtij dokumenti, Lord Mark Lancaster nga Britania e Madhe, thekson se  “Prania e forcave të NATO-s në Kosovë mund te fuqizohet duke marrë parasysh zhvillimet në terren dhe në rajon

”Vëmendja e aleatëve për ‘Kosovën’, konkretisht shtimi i trupave atje, duhet të jenë prioritet kyç…Përveçse shërben për parandalimin e dhunës, kjo do të ndihmonte edhe në ndërtimin e besimit me të gjitha komunitetet në Kosovës..”, thuhet në raport.

Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes “Kosovës” dhe Serbisë përmendet si çështja më sfiduese për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj NATO-s dhe BE i kërkohet të ushtrojnë presion mbi “Kosovën” dhe Serbinë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.