Lokali i njohur “Çka Ka Qëllu” organizoi të shtunën mbrëma në sallën e koncerteve “HK Hall” një koncert muzikor me Dren Abazin dhe Zig Zag Orchestra të cilët performuan live për herë të parë në New York City
Në parahyrjen e këtij koncerti me Serenata Soirée u prezantua vokalistja e talentuar shqiptare Nora Muhaxheri dhe në kitarë Ernest Muhaxheri.
Ky ishte një Koncert i veçantë i ideuar dhe organizuar nga showman Ramiz Kukaj dhe u mbajt në “HK Hall”, në qendër të New York-ut.
Rreth 700 adhurues të kësaj muzike, përfshirë dhe diplomatët e Shqipërisë dhe Kosovës, artistë dhe muzikant të njohur ndoqën për rreth tre orë këtë koncert të veçantë, e cila ishte një natë e mbushur me festë dhe krenari shqiptare.
Organizatori i saj tha se jemi të emocionuar nga ky koncert ngase Dren Abazi & Zig Zag Orchestra performuan kaq suksesshëm live për herë të parë në New York City!
“New York City më 28 dhjetor, tha Kukaj, tingëlloi i mahnitshëm dhe shqip!”
Ndërsa, sipas të pranishmeve koncerti ishte mjaft elektrizues, dhe me një preformancë të shkëlqyer: “Muzikë të mirë, eufori dhe një eksperiencë të paharrueshme!”
Në “HK Hall” salla e mbushur plotë me fansa u “ndez” kur në skenë doli Dren Abazi me Zig Zag Orchestra, nën shoqërimin muzikor edhe të DJ EDI, duke lënë pas kësaj nate magjike, një eksperiencë të mirë, të mbushur me muzikë dhe energji shqiptare,.
Video: https://youtu.be/gtdTKBHG590?si=QXQD3ZTK0nMG-GGO
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.