Vota e Diasporës/ KQZ teston platformën që do përdoret, ja si do të funksionojë

E premte, 4 Korrik, 2025

Duke filluar nga 11 janari, të gjithë emigrantët të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të mund të regjistrohen në platformën online të prezantuar këtë të premte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Aplikacioni gjendet në forma të ndryshme, së pari nga faqja zyrtare e Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe mund të shkarkohet si aplikacion në telefon.

Për sa i përket regjistrimit duhet një numër i saktë telefoni adresë e-maili dhe më pas ndërtohet një pasëord që ka 8 karaktere.

Për ta aktivizuar regjistrimin KQZ, përmes e-mailit apo numrit të telefonit dërgon një kod 6 shifror për ta aktivizuar.

Vlen për tu theksuar që duhet që aplikanti të ketë telefon me kamera sepse regjistron fytyrën dhe kjo është pjesë e procesit.

Pasi të ketë mbarur regjistrimi aplikoni del për tu regjistruar përsëri, pas skanimit të pasaportës apo kartës së identitetit e dokumentet e tjera, autoritetet kanë kohë 3 ditë për të kthyer përgjigje nëse është e vlefshme.

Në momentin që regjistrimi është i suksesshëm ai hiqet nga lista e zgjedhësve dhe e përfshin në listën finale, në atë që do të quhet lista e votuesve të diasporës.

Prej 11 janarit deri në 11 mars do të jetë afati kohor për të kryer aplikimet.

Në adresën e saktë që aplikuesi ka dhënë dhe është verifikuar, do të dërgohet me postë fleta e votitmit e më pas ai do ta kthejë po me postë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.