Në selinë e OKB-së këndohet muzika arbëreshe

E enjte, 3 Korrik, 2025

Një pritje e veçantë ajo e organizuar nga Ambasadorja e Përhershme e Shqipërisë në Gjenevë, H.E. Zonja Vasilika Hysi me rastin e festave të Nëntorit, ku kultura dhe muzika shqiptare ishin gjithë përfshirëse. Pjesë e veçantë e këtij aktiviteti ishte interpretimi i muzikës arbëreshe.

“Jemi shumë krenarë që morëm pjesë në këtë ngjarje dhe bëmë të dëgjohen zërat e mrekullueshëm nga Shkupi, Prishtina, Ferizaj dhe Frascineto (Arbëreshe të Kalabrisë), me një sërë këngësh të kënduara brenda mureve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)” shkruan koordinatori i grupit “Gjaku i Arbërit” Michele Greco.

Një falenderim i përzemërt për Fjollën, Ilirin, Arsimin dhe Michelen që e bënë edhe më të ndritshme mbrëmjen e lumtur, pasuruar edhe me kontributin e Naim Demit për ngritjen e ekspozitës etnografike dhe kostumet tradicionale me të cilat u dha mundësinë veshin stafin te (UPA) Université de Culture de Genève me drejtoreshës e Zonja Albana Krasniqi Malaj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.