Një trattoria (bujtinë) që shërben kuzhinë tipike shqiptare në via Roma në Bolzano, premton një udhëtim në shije por edhe në historinë dhe kulturën e vendit ilir. Maringlen Islami themeluesi i Oda Bistro rrëfen më shumë. Ai na tregon për të.
Le të themi të vërtetën. Në pamje të parë nuk e pret që në zemër të Via Roma në Bolzano të mund të hysh në thellësi të kulturës shqiptare. Në adrësën me numrin 74, megjithatë, në Oda Bar Bistro mund të kaloni pragun e këtij vendi të mrekullueshëm, duke u zhytur në historinë, zakonet dhe mbi të gjitha shijet e tij.
Për të gjitha këto kujdeset Maringlen Islami, 39 vjeç nga qyteti i Bulqizës në veri-lindje të vendit ilir, së bashku me talentin e gatimit të vjehrrës së tij Vera Loka. Që nga shkurti ata kanë marrë në dorë një lokal në cepin perendimor për ta kthyer në një projekt magjepsës: një trattoria që shërben gatime shqiptare si në shtëpi. Për t’u sjellë shijet e shtëpisë bashkatdhetarëve të tij, sigurisht, por mbi të gjitha për të kapur për dore tirolët e jugut dhe për t’i çuar në një udhëtim zbulimi shijesh. Dhe, sado prozaike, me çmime përfundimisht të përballueshme. Megjithatë, jo të gjithë e dinë këtë vend dhe për të zbuluar pak më shumë Islamin e takuam drejtpërdrejt me pasionet e tij për gatimin, historinë dhe kulturën.
“Ne jemi hapur që prej 26 shkurtit dhe reagimet që kemi pasur këta muajt e parë janë jashtëzakonisht pozitive. Edhe fjala bisedat mes njerëzve po funksionojnë, por jemi të vetëdijshëm se sfida është e vështirë dhe afatgjatë. Megjithatë, e kam vërtet në zemër dëshirën për të përhapur sa më shumë bukuritë e kulturës sonë në një qytet dhe një vend që më kanë pritur shkëlqyeshëm. Është bukur të ndihesh si një unazë lidhëse.
Si lindi ideja e hapjes së këtij vendi?
“Kam studiuar diçka krejtësisht të ndryshme duke ndjekur një kurs trajnimi, edhe të nivelit të lartë, të lidhur me ekonominë dhe financën. Gjithsesi gjithmonë e kam pasur pasion mikpritjen. Kur një bashkatdhetar im bleu këtë vend, i cili ishte ngrehinë, më propozoi që ta rindërtojmë së bashku dhe të bëjmë një projekt të rëndësishëm me të. Pranova.
Sa kohë zgjati përgatitja?
“Një vit plot me punë. Pjesërisht sepse doja të përveshja mëngët vetë dhe pjesërisht sepse doja që ai të ishte një vend ku mund të zbulosh fizikisht shumë për Shqipërinë. Tavolinat e lisit, për shembull, i kam bërë me duart e mia, ndërsa llambadarët dhe elementët e tjerë të arredimit i janë besuar një artisti shqiptar, Gerard Plaku, të cilin e admiroj shumë. Ato janë pjesë personale dhe unike që pasqyrojnë pasionin tim për historinë dhe arkeologjinë”
Do të mbërrijmë dhe aty por le të kthehemi te restoranti.
“Sigurisht. Në Alto Adige ka shumë sipërmarrës shqiptarë, madje shumë të suksesshëm, por ende askush nuk kishte vendosur t’i kushtonte një vend gatimit tipik shqiptar. Atëherë, kini kujdes, duhet bërë një dallim edhe këtu sepse Shqipëria është e vogël por plot me gatime shumë të veçanta vendase. Ka shumë larmi. Këtu kemi dashur ta mbushim këtë zbrazëti sipërmarrëse duke e shprehur në versionin e gatimit në shtëpi. Gatimet e njohura, për t’u zbuluar, të pasura me lëndë të para tradicionale si domate apo mish qengji.
Bashkëshortja juaj Albana Loka e ka cilësuar këtë restorant si “një pakt dashurie me pasionin tënd”.
Ke të drejtë (buzëqesh) sepse është dashuria ime për historinë dhe kulturën e vendit tim që më ka shtyrë drejt kësaj rruge, përveç kuzhinës e cila, në vetvete, më ka magjepsur gjithmonë. Nuk e bëj vetëm për paratë apo biznesin, por edhe si shpirt shërbimi. Ndonjëherë paguaj pesë euro për një kilogram domate ose shkoj personalisht t’i marr nga tregu ku çmimet nuk janë ato të shumicës. Nuk ka rëndësi, kushdo që vjen për të zbuluar pjatat tona duhet t’i zbulojë ato sikur të ishte duke ngrënë në shtëpinë e njërit prej nesh. Dhe kuzhinierja ime Vera është fantastike në këtë gjë.
Nga lindi ky pasion për gatimin?
Nga familja ime. Të gjithëve na pëlqen të gatuajmë. Megjithatë, vëmendja ndaj zgjedhjes së lëndëve të para është e rrënjosur në kujtimet e gjysheve të mia. Ngjyrat, aromat dhe shijet që kam përjetuar me to. Nese sot e kam kete mundesi duhet te falenderoj prinderit, motren time dhe familjen e saj, ata pak njerez qe me besuan duke me ndihmuar dhe mbi te gjitha bashkeshorten time Albanen qe me eshte gjithmone prane familjes. E gjithë kjo dashuri është e bukur.
Një motivim shumë i fortë psikologjik.
Shikoni, gjatë pandemisë e gjeta veten duke punuar në ambiente të mbyllura para një kompjuteri. Kam udhëtuar kudo si përfaqësues. Isha i rraskapitur dhe vendosa të largohesha sepse nuk mund të jetoja aq i larguar nga bota. Një restorant është pikërisht e kundërta, sepse ndërveprimi me publikun është gjithmonë i gjallë, i përditshëm dhe intensiv.”
Le t’i kthehemi kuzhinës shqiptare?
Sigurisht, me kënaqësi.
Le ta përshkruajmë më në detaje….
Mund të themi se ngjan me kuzhinën greke dhe në fakt në botë ka shumë restorante greke të menaxhuara, në realitet, nga shqiptarët. Nga ana tjetër, kultura helene është më e famshme në botë për shumë arsye socio-kulturore. Thënë këtë, Shqipëria ka të njëjtën thellësi historike si Greqia. Në fakt, ndoshta më shumë.
Ju vendosët të vini bast për këto shije…
Dhe për aplikimin e tyre të thjeshtë. I vetmi ushqim i ngrirë që gjeni këtu janë patatet e skuqura. Pjesa tjetër është bërë nga ne. Edhe kosi apo gjiza bëhen në kuzhinë duke filluar nga qumështi.
Le të zbulojmë disa pjata.
Për shembull, Arapashi me mish qengji që ka një histori të rëndësishme nga veriu në jug të Shqipërisë. Ose Byreku me petë të bëra vetë dhe i mbushur me spinaq, mish ose qepë. Janë pjata të thjeshta, shumë të shijshme dhe të ushqyeshme. Tashmë do të vijnë edhe pjatat me produkte të stinës si preshi dhe kungulli. E shihni, Shqipëria është si një metropol i madh italian, por çdo vend ka produktin e tij tipik. Pak a shumë sikur çdo lagje të kishte specialitetin e vet.
Edhe orenditë tregojnë historinë e Shqipërisë më intime…
Po, shumë vepra si llambadarët dhe muralet janë, siç po thosha, nga një artist shqiptar i quajtur Gerard Plaku. Çdo detaj këtu ka një histori. Nga statuja e Butrinitit (nga të paktat që u shpëtua nga sulmet barbare) e zbuluar nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini në vitin 1928 deri te mozaiku i Bukuroshes së Durrësit të nxjerrë në dritë në vitin 1916 në Shqipëri nga Camillo Praschniker. Në mur kam varur edhe një Tabula Tigeriana, një hartë rrugore të shekullit të 6-të, një hartë detare të shekullit të 15-të të hartografit Pareto, radiot e lashta, një instrument tradicional i shekullit të IV-të, kartëmonedha, monedha dhe kostume të ndryshme tipike. Gjithashtu na pëlqen të organizojmë evente për të promovuar kulturën shqiptare duke përdorur dhomën që kemi poshtë”
Mund të na tregoni aktivitetin tuaj të radhës…
Më datë 26 nëntor në orën 20.30 do të presim poeten shqiptare me banim në Firence Denata Ndreca. Ajo shkruan në italisht dhe përfaqëson një lidhje të mrekullueshme.
Mund të bëjmë dhe një pyetje të fundit?
“Sigurisht, të lutem”
Pse Oda?
“Oda është emri i një tavolie të lashtë, të ulët në tokë që vendosej rreth vatrës ku familjet shqiptare me shokë uleshin për gosti. Po, ne e rikrijuam atë edhe në restorant. Për të përjetuar gjithçka.
Përkthyer nga bznews24.it