Mbrëmjen e djeshme në kuadër të festimeve për 80-vjetorin e Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Nikollës, skena u ndez nga energjia dhe talenti i jashtëzakonshëm i valltarëve të Grupit “Arbëria.” Pavarësisht se fëmijët kishin vetëm tri prova, ata arritën të mahnisin publikun me përkushtimin dhe ndjenjën e krenarisë për trashëgiminë shqiptare.
Momenti kulminant i mbrëmjes ishte vizita e aktorit të njohur Jim Belushi, i cili, i impresionuar nga performanca e valltarëve të vegjël, i përgëzoi për suksesin dhe u bashkua me ta për një foto grupi, duke krijuar një kujtim të paharrueshëm për të gjithë.
Grupi “Arbëria” mirëpret fëmijë të moshës 6 vjeç e lart, pavarësisht nga përvoja në valle. Klasat mbahen çdo dy javë, të dielave nga ora 1-2 pasdite, duke ofruar mundësinë që çdo fëmijë të përfshihet në këtë përpjekje për të mbajtur gjallë traditat shqiptare.
Prindërit janë të ftuar të kontaktojnë për më shumë informacion dhe të bashkohen në këtë rrugëtim për të ruajtur trashëgiminë kulturore të brezave të rinj.
Për më shumë informacion klikoni këtu
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.