Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në qytetin e Koln-it, Gjermani. Gjatë fjalës së tij, ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj mërgatës për kontributin e vazhdueshëm dhe të pakursyer për zhvillimin e vendit. Kurti theksoi se mërgata ka luajtur një rol kyç në përparimin e Kosovës, duke mbajtur gjallë shpirtin e kombit dhe ndihmuar në sfidat e mëdha të shtetit.
Në bisedimet e tij me bashkatdhetarët, kryeministri nënvizoi arritjet e përbashkëta, sfidat që mbeten për t’u tejkaluar, dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për më shumë progres dhe mirëqenie në Kosovë. Ai vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes diasporës dhe vendlindjes, në mënyrë që të sigurohet një zhvillim i drejtë dhe i qëndrueshëm.
“Si shtet dhe si komb, jemi thellësisht mirënjohës për ju. Gjermania ka qenë strehë ku ju keni lulëzuar, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun dhe kontribuar në mbijetesën e kombit tonë,” u shpreh kryeministri Kurti. Ai vlerësoi edhe ndihmën e Gjermanisë në çlirimin e Kosovës, jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe ushtarak.
Gjatë takimit, ai përmendi disa nga arritjet kryesore të qeverisë së tij, duke theksuar dyfishimin e eksporteve, rritjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e buxhetit të shtetit. Kurti theksoi se gjatë mandatit të tij është arritur ulja e borxhit publik dhe janë kryer investime të rëndësishme në fusha si mbrojtja, arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe teknologjia, të cilat janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës.
Ky takim përforcoi lidhjet e forta mes diasporës dhe shtetit të Kosovës, duke dëshmuar se mërgata mbetet një faktor kyç në zhvillimin dhe përparimin e vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.